Tel: + 389 2 2621 055         e-mail: shf.hasanprishtina@yahoo.com
Info

Për ne

Objekti shkollor i SHFK ,,Hasan Prishtina” ndodhet në Komunën e Çairit – Shkup, ku edukohen dhe shkollohen nxënës me përbërje heterogjene.

Shkolla ekziston prej vitit 1945 dhe ka qenë e vend ndodhur në lagjen Evrejsko Maalo. Prej vitit 1963 ndodhet në lokalitetin e sotshëm në rr. Kosta Abrasheviç nr. 7 dhe është shkollë me traditë të vjetër, mirënjohje të ndryshme dhe shpërblime.

Veprimtaria edukativo-arsimore pranë SHFK ,,Hasan Prishtina” organizohet për nxënësit e klasës së I-IX dhe atë në paralele me mësim në dy gjuhë: shqip dhe maqedonisht.

Në shkollë veprimtarinë edukativo-arsimore e organizojnë: 65 arsimtarë, 1 drejtor, 1 pedagog, 1 psikolog, 1 defektolog dhe 1 bibliotekist.

Në kuadër të trajnimeve profesionale-pedagogjike janë realizuar më tepër fusha programore për zhvillim intern të personelit, me qëllim që të përmirësohet kualiteti në realizimin e mësimit.

Shkolla vazhdimisht merr pjesë në konkurse të shumta, letrare, për art e të tjera (komunale, shtetërore dhe olimpiada) sipas lëndëve dhe lëmive.

Për mundin dhe të arriturat e tyre nxënësit fitojnë shpërblime të shumta, diploma, mirënjohje, faleminderime, pllakate, statuja, kupa e të tjera.

Aktivitetet lidhur me zgjerimin e njohurive e kanë realizueshmërinë e vet nëpërmjet organizimit të garave të tipit: ndërmjet klasave, komunale, regjionale dhe shtetërore.

2019 Powered By S.A. By SHFK "Hasan Prishtina"