Tel: + 389 2 2621 055         e-mail: shf.hasanprishtina@yahoo.com
Info

Këshilli i shkollës

Anëtarët e Këshillit të Shkollës

  1. Albert Lleshi
  2. Mustafa Alili
  3. Sellma R. Mandal
  4. Ilir Sopa
  5. Ellzina Poliku
  6. Allmira Musiq
  7. Metin Abdiu

Organi për menaxhim të shkollës fillore
Neni 106
(1) Organ i menaxhimit të shkollës fillore është këshilli shkollor.
(2) Këshilli shkollor i shkollës fillore përbëhet nga shtatë anëtarë dhe atë: tre përfaqësues të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe edukatorë të shkollës, tre përfaqësues të prindërve, përkatësisht kujdestarët e nxënësve dhe një përfaqësues i themeluesit
(3) Në mbledhjet e këshillit shkollor, ftohen dhe në punën e vet marrin pjesë, pa të drejtë votimi edhe dy përfaqësues të nxënësve të zgjedhur nga parlamenti i nxënësve.
(4) Anëtarët e këshillit shkollor nuk guxojnë në mënyrë të ndërsjellë dhe me drejtorin e shkollës të jenë në lidhje familjare me vijë të drejtë në çfarëdo shkalle, përkatësisht vijë anësore deri në shkallë të tretë për çka të gjithë anëtarët nënshkruajnë deklaratë.
(5) Mandati i anëtarëve të këshillit shkollor është tre vite, ndërsa mandati i përfaqësuesve të prindërve është për periudhën e mbarimit të arsimit fillor të fëmijës së tyre, por jo më gjatë se tre vite.
(6) Këshilli shkollor nga radhët e anëtarëve të vet – përfaqësues të prindërve, përkatësisht kujdestarëve zgjedh kryetar me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve, me votim të fshehtë.
(7) Vendimet e këshillit shkollor miratohen me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.
(8) Drejtori i shkollës nuk merr pjesë në punën e këshillit shkollor, por për punë të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e procesit edukativo arsimor në shkollë mund të jetë i ftuar nga kryetari i këshillit shkollor, përkatësisht nga 2/3 se anëtarëve të këshillit shkollor.

Kompetenca e këshillit shkollor
Neni 108
(1) Këshilli shkollor i shkollës fillore:

• Sjell statut;
• Propozon programën vjetore për punë të dhe raport për punë deri tek Këshilli i Komunës Çair-Shkup. Propozon plan vjetor financiar deri tek themeluesi;
• Propozon llogari përfundimtare deri tek themeluesi;
• Paraqet shpallje publike për emërim të drejtorit;
• Bën intervistë me kandidatët për drejtor;
• Ia propozon prefektit të komunës një kandidat;
• Paraqet propozim deri tek drejtori për ndërprerje të marrëdhënies për punë të personave, të cilët në realizimin e procesit edukativo-arsimor nuk tregojnë rezultate të kënaqshme , pas nismës paraprake të Birosë për Zhvillim të Arsimit, Këshillit të prindërve dhe Inspektoratit Shtetëror për Arsim.
• Sjell dhe miraton akte të përgjithshme normative ( vendime, rregullore );
• Propozon veprimtari plotësuese në shkollë;
• Vendos për ankesat dhe vërejtjet e të punësuarve në shkollë;
• Vendos për ankesat e nxënësve, prindërve gjegjësisht tutorëve të nxënësve;
• Miraton plan vjetor për furnizime publike me propozim të drejtorit;
• Sjell vendime për furnizime dhe përcakton shumën e mjeteve finansiare për furnizimet publike të shkollës;
• Shqyrton dhe vendos ankesa të parashtruara kundër vendimit të sjellë në Këshillin Arsimor për masat e mara pedagogjike të nxënësve në shkollë;
• Zgjedh komisionet e veta të përhershme dhe të përkohshme, i emëron dhe i shkarkon anëtarët e tyre, e cakton rrethin e tyre të punës
• Sjell vendime për furnizime dhe shfrytëzim mjeteve themelore;
• Shqyrton edhe çështje tjera në përputhshmëri me ligjin dhe statutin e shkollës;
(2) Këshilli Shkollor i shkollës fillore për ankesat e parashtruara duhet të vendosë në afat prej 15 ditëve nga dita e parashtrimit të ankesës.
(3) Nëse parashtrues i ankesës është anëtar i Këshillit Shkollor, i njëjti përjashtohet nga procesi i vednimmanjes për ankesën.

2019 Powered By S.A. By SHFK "Hasan Prishtina"