Sot në shkollën tonë në bashkëpunim me Repartin për preventivë pranë SPB – Shkup dhe Komunës Çair, filloi projekti “Siguria ime varet edhe nga unë”.
Që nga fillimi i vitit shkollor 2018/2019 për realizimin e suksesshëm të këtij projekti u formua klubi për preventivë në shkollë me përkatësi të ndryshme etnike nga klasa e VII dhe VIII.
Gjatë vitit shkollor do të trajtohen gjithsej 12 tema me anë të punëtorive, të cilat kanë për qëllim parandalimin e dhunës, përdorim i i mjeteve piroteknike, i lëndëve narkotike, gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale si dhe parandalimin e dukurive tjera devijuese tek të rinjtë.