OLIMPIADA E DITURISË që filloi këtë javë i mblodhi të gjithë nxënësit e ciklit lëndor në një vend.
Në fazën e parë, testimit i organizuar në mënyrë elektronike iu nënshtruan gjithsej 435 nxënës prej klasës VI – IX në të gjitha lëndët.
Pas rangimit të nxënësve në fazën e parë do të përzgjidhen 8 nxënësit me sukses më të mirë nga çdo gjeneratë dhe të njëjtit do të vazhdojnë të garojnë me ekipe (8) në fazën eliminuese.
Një ekip do të përbëhet nga një nxënës i klasës VI-të, VII-të, VIII-të dhe IX-të.
Nxënësve fitues të vendit të I-rë, II-të dhe të III-të do t’ju ndahen mirënjohje dhe shpërblime, ndërsa nxënësve tjerë mirënjohje
Të gjithë nxënësve që vazhdojnë garën ju urojmë suksese edhe mëtutjeshme!