Sot më 17.05.2023 përfundoi ankthi i nxënësve tanë ku u shpallën fituesit e OLIMPIADËS SË DITURISË 2023.
Pas fazës së parë ku 435 nxënës (prej klasës VI-të – IX-të) në të gjitha lëndët iu nënshtruan testimit në mënyrë elektronike. Tetë nxënësit më të mirë nga çdo gjeneratë formuan ekipet (grupet) garuese. Pas përballjes në mes tyre si fitues dolën këta grupe.
Finalist të OLIMPIADËS SË DITURISË 2023 u shpall grupi i 5-të dhe nxënësit meritorë për këtë fitore janë: Lis Isahi (VI), Adijan Ibrahimi (VII), Ermal Topojani (VIII) dhe Amar Husein (IX).
Vendit e II-të e fitoi grupi i 3-të në përbërje me këta nxënës: Inara Aliu (VI), Eron Qerimi (VII), Lea Idrizi (VIII) dhe Bejza Islami (IX).
Vendi i III-të e fitoi grupi i 7-të, përkatësisht: Ajana Jashari (VI), Florian Memeti (VII), Haldun Xhaferi (VIII) dhe Adea Bakiu (IX).
Përveç nxënësve garues, arsimtarëve, shërbimit profesional dhe drejtoreshës së shkollës Esma Fazlija, me prezencën e tyre na nderuan edhe përfaqësues të komunës nga Departamenti i arsimit në krye me Lulieta Qerimin.
Faleminderojmë Komunën e Çairit për mbështetjen financiare të kësaj Olimpiade dhe shpërblimet e nxënësve.
Të gjithë nxënësve pjesëmarrës si dhe fituesve ju dëshirojmë suksese në sfidat e radhës.