Një delegacion i përbërë nga drejtoresha Lulieta Qerimi, priskologu Nezir Bekteshi dhe pedagogja Blerina Isa ishin për vizitë në shkollën partnere “Dëshmorët e 5 Prillit” Smirë – Viti ku u shënua Dita e shkollës dhe 20 vjetori i rënies së dëshmorëve.
Poashtu u realizua edhe një takim me nënkryetarin e komunës së Vitisë Hasan Aliu, drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Vitisë Fatbardha Emini, drejtorin e shkollës Xhavit Sahiti dhe Zijadin Sulejmani shoqata “Dardania”,
Temë diskutimi ishte projekti “Bashkëpunimi midis shkollave ku flitet shqip”
• Njohja me historikun dhe promovimin e vlerave të shkollave,
• Shkëmbimi i përvojave në procesin e mësimdhënies dhe fushat e edukimit të nxënësve
• Aktivitet të përbashkëta për të njohur traditat kulturore-artistike të trojave shqiptare.