Tel: + 389 2 2621 055         e-mail: shf.hasanprishtina@yahoo.com
Info

Informacione me karakter publik

Informacione me karakter publik

Ligji për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, mundëson qasje në informacionet me karakter publik, të cilat i ka krijuar ose me të cilat disponon SHFK “Hasan Prishtina”.

Parashtruesi, qasjen në informacione mund ta kërkojë gojarisht, me shkrim ose në shkresë elektronike, me çka kërkesa e parashtruar në formë elektronike konsiderohet si kërkesë e dërguar me shkrim.

Kërkesa me Shkrim mund të parashtrohet në SHFK “Hasan Prishtina”, drejtpërsëdrejti në arkiv; nëpërmjet postës në adresën e SHFK “Hasan Prishtina”(rr. Kosta Abrasheviç nr. 7, 1000 Shkup), si dhe të dërgohet në formë elektronike (nëpërmjet e-mailit: info@hasanprishtina.edu.mk).

Kërkesa për qasje në informacione me karakter publik mund të parashtrohet në Formularin e përcaktuar të Kërkesës (të dhënë më poshtë) ose në fletë të tjeshtë, por në të Parashtruesi është i obliguar të shënojë se konkretisht bëhet fjalë për Kërkesë me bazë të Ligjit për Qasje në Informacionet me Karakter Publik. Parashtruesi nuk është i obliguar ta arsyetojë kërkesën.

Në rast kur kërkesa është e parashtruar nga ana e përfaqësuesit të autorizuar, ndaj kërkesës duhet të bashkëngjitet autorizim i rregullt.

Kur parashtruesi kërkon qasje në informacione me kërkesë gojarisht, personi zyrtar përpilon procesverbal për këtë.

Parashtruesi i Kërkesës mund të informohet për të gjitha pyetjet me interes lidhur me realizimin e së drejtës së Qasjes së Lirë në Informacionet me Karakter Publik, tek personi zyrtar: Violeta Iliq, telefoni për kontakt: +389 2 2621 055
dhe е-mail: info@hasanprishtina.edu.mk

Kërkesën për qasje në informacione me karakter publik

2019 Powered By S.A. By SHFK "Hasan Prishtina"