Të dashur nxënës, prind dhe arsimtarë
Sot për shkollën tonë është një ditë e madhe, ditë e patronatit të shkollës.
Në pamundësi për ta kremtuar këtë ditë me një program kulturore-artistike për shkak të pandemisë COVID-19, po shënojmë këtë ditë të cilën do ta festojmë me dinjitet siç e meriton atdhetari Hasan Prishtina.
Hasan Prishtina një pjesë të veprimtarisë së tij e shtriu edhe në fushën e arsimit. Madje, kontributi i tij në këtë drejtim është aq i madh saqë vështirë se mund t’i gjendet ndonjë shembull. Një pjesë e luftës së tij i dedikohej shkollës shqipe.
Ai për t’i ndihmuar shkollat shqipe, ndau pesë përqindëshin e të ardhurave të tij vjetore për përparim të diturisë. Pesë përqindëshi i të ardhurave vjetore të Hasan Prishtinës nuk ishte i vogël. Me këto mjete ai mund të mbante nja dhjetë shkolla shqipe në Kosovë dhe t’i shkollonte.
Këtë emër me krenari e mban emrin “Hasan Prishtina” duke u munduar që të ecim me hapa të sigurta dhe të forta për ti realizuar qëllimet që ja kemi dhënë vetes.