SHFK "Hasan Prishtina" / ООУ “Хасан Приштина“
☎ + 389 2 2621 055
📧 info@hasanprishtina.edu.mk
E shtunë, 30 Maj, 2026
  • македонски јазик
  • Ballina
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Për ne
    • Misioni dhe Vizioni
    • Këshilli i shkollës
    • Këshilli i prindërve
    • Organogram
    • Kushtet në shkollë
  • Dokumente
  • Stafi
  • Kontakt
No Result
View All Result
SHFK "Hasan Prishtina" / ООУ “Хасан Приштина“
No Result
View All Result
Home Aktivitete

Rrëfime inspiruese nga ish nxënësit tanë

SHFK "Hasan Prishtina" by SHFK "Hasan Prishtina"
30/04/2021
in Aktivitete
0
Rrëfime inspiruese nga ish nxënësit tanë
Share on FacebookShare on Twitter
Ekipi për Veprim në Komunitet Çair (EVK) në bashkëpunim me organizatën Qendra për Bazë të Përbashkët (Center for Common Ground) organizuar ngjarjen Rrëfime inspiruese ku nxënësit kishin rastin të ndëgjojnë rrëfimet e ish nxënësve tanë Milaim Ameti dhe Emir Hasanovic
Kush është Milaim Ameti?

Milaim Ameti është një nga ekonomistët e ri më të suksesshëm, i diplomuar në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi.

Aktualisht është pjesë e kabinetit të zv. kryeministrit të shtetit për çështje ekonomike, i angazhuar për vëzhgim të reformave strukturale dhe menaxhimit.

Edhe pse shumë i ri në moshë ai ka një përvojë 8 vjeçare në Odën Ekonomike Veri Perëndimorë të Maqedonisë, fillimisht si projekt menaxher dhe më pas si drejtor operativ ku ka menaxhuar 7 projekte me donator dhe 10 projekte në kuadër të Odës Ekonomike.

Aftësitë e tij profesionale janë ekspertizë në udhëheqjen me projektet, analiza ekonomike, strategji mikroekonomike dhe shumë të tjera.

Në sferën e hulumtimit Milaimi është redaktor i E-buletinit, për analiza ekonomike dhe hulumtime “Ekonomikus” dhe përgjegjës për raportin e indeksit global të konkurrencës në Maqedoni.

Kush është Emir Hasanoviq?

Emiri është profesionist strategjik i komunikimit me përvojë në media, kompani konsultative, qeveri dhe projekte ndërkombëtare.

Aktualisht është koordinator për Ballkanin Perëndimor në Institutin për Dialog Strategjik në Londër. Para kësaj, ishte menaxher i zhvillimit të programit USAID NMCI ku ai punoi në projekte të shumta në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile, institucione qeveritare, media, etj.

Gjithashtu shërbeu si këshilltar special për marrëdhënie ndërkombëtare dhe komunikime te kabineti i ministres së mbrojtjes Radmila Shekerinska, gjatë mandatit ku Republika e Maqedonisë Veriore fitoi anëtarësim të plotë në NATO.

Gjatë karrierës së tij, ka punuar për agjenci ndërkombëtare të konsulentësh me reputacion në SHBA dhe Katar si BLJ Worldwide dhe Fenton dhe ka pasur klientë të shumtë prestigjiozë në industrinë globale të farmaceutikës, ndërtimit, organizatave jofitimprurëse dhe grupeve të lobit.

Nëpërmjet programit YES ishte pjesë e gjeneratës së parë të nxënësve të shkollave të mesme të cilët shkuan si shkëmbim në SHBA nga Maqedonia.

Është i diplomuar në Universitetin prestigjioz Georgetown në SHBA drejtimi  Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Flet rrjedhshëm shqip, anglisht, boshnjakisht, maqedonisht dhe frëngjisht.

Për historitë dhe sukseset e tyre nxënësit parashtruan pyetje të mrekullueshme lidhur me arsimimin dhe me arritjet e tyre.
Ju faleminderohemi organizatorëve për idenë e shkëlqyer për realizimin e këtij takimi.
Tags: aktivitetetakim
Previous Post

Donacion 400 maska mbrojtëse vizir për nxënësit me prani fizike

Next Post

Edhe një sukses i nxënësve tanë

SHFK "Hasan Prishtina"

SHFK "Hasan Prishtina"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Raporto incidentin

ORARI i grupit klasor

ORARI i grupit lëndor

Dita e pranimit të prindërve

Kategori

  • Aktivitete
  • Njoftime

© 2026 SHFK "Hasan Prishtina"

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Për ne
    • Misioni dhe Vizioni
    • Këshilli i shkollës
    • Këshilli i prindërve
    • Organogram
    • Kushtet në shkollë
  • Dokumente
  • Stafi
  • Kontakt

© 2026 SHFK "Hasan Prishtina"