Nxënësit e klasave të IV-1 dhe IV-5 ishin pjesë e studimit ndërkombëtar (TIMSS) në lëndën e matematikës dhe shkencave natyrore e organizuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve
TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study) është një studim ndërkombëtar nga lënda e matematikës dhe grupit të lëndëve natyrore, që bën matjen e diturive dhe aftësive të nxënësve nga matematika dhe të grupit të lëndëve natyrore në klasë të katërt.
Përmes pyetësorëve për nxënës, mësimdhënës dhe drejtorë fitohen
rezultate rreth asaj se si mjedisi kulturor, praktika mësimore, qëllimet e programeve mësimore dhe rregullimi sistemor i arsimit ndikojnë në arritjet e nxënësve.