Në kuadër të projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së komuniteteve lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut (Faza 2)”, që realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Centre for Common Ground, sot nxënësit tanë: Edi Qerimi, Miftar Rufati, Yllza Haliti dhe Ermal Topojani nën përkujdesin e profesorit të arsimit fizik dhe shëndetësor Gëzim Osmani, treguan mjeshtëritë e tyre në Turneun e shahut të të Rinjve në Komunën e Çairit që u mbajtë në SHFK “Adem Jashari”.
Nxënësi Ermal Topojani fitoi vendin e III-të në turneun e shahut, nga 40 pjesëmarrës.