SHFK "Hasan Prishtina" / ООУ “Хасан Приштина“
☎ + 389 2 2621 055
📧 info@hasanprishtina.edu.mk
E diel, 17 Maj, 2026
  • македонски јазик
  • Ballina
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Për ne
    • Misioni dhe Vizioni
    • Këshilli i shkollës
    • Këshilli i prindërve
    • Organogram
    • Kushtet në shkollë
  • Dokumente
  • Stafi
  • Kontakt
No Result
View All Result
SHFK "Hasan Prishtina" / ООУ “Хасан Приштина“
No Result
View All Result
Home Aktivitete

Aktivitet edukativ e organizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza

Hasan Prishtina by Hasan Prishtina
16/05/2026
in Aktivitete
0
Aktivitet edukativ e organizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të fushatës edukative të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në SHFK “Hasan Prishtina” u realizua një prezantim edukativ për nxënësit, me qëllim njohjen e tyre me rolin dhe kompetencat e Qendrës për Menaxhim me Kriza, si dhe me mënyrën e duhur të veprimit në situata zjarri, tërmeti dhe rreziqe të tjera.

Gjatë prezantimit, nxënësit u informuan për:

• sistemin e menaxhimit me kriza,
• mënyrën e përdorimit të numrit për raste emergjente 112,
• sjelljen e duhur në situata të ndryshme krize,
• rëndësinë e veprimit të qetë, të përgjegjshëm dhe në kohë.

Prezantimi u realizua nga përfaqësuesit e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Eniser Nuredini dhe Sevim Jakup, në bashkëpunim me stafin arsimor të SHFK “Hasan Prishtina”.

Aktiviteti kishte karakter interaktiv, ku nxënësit morën pjesë aktive me pyetje, diskutime dhe shembuj praktikë, duke treguar interes të veçantë për temat që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe reagimin në raste emergjente.

Qendra për Menaxhim me Kriza vendos theks të veçantë në edukimin e më të rinjve, duke e vlerësuar atë si prioritet në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të përgatitur. Përmes aktiviteteve të tilla kontribuohet në zhvillimin e vetëdijes, përgjegjësisë dhe shprehive të duhura tek nxënësit që nga mosha më e hershme, me qëllim që ata të dinë të reagojnë në kohë dhe në mënyrë të drejtë në situata të mundshme krize.


Tags: aktivitete
Previous Post

Shkolla jonë pjesë e aktiviteteve ekologjike “Pastrimi gjeneral Weekend 2026”

Hasan Prishtina

Hasan Prishtina

Raporto incidentin

ORARI i grupit klasor

ORARI i grupit lëndor

Dita e pranimit të prindërve

Kategori

  • Aktivitete
  • Njoftime

© 2026 SHFK "Hasan Prishtina"

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktivitete
  • Njoftime
  • Për ne
    • Misioni dhe Vizioni
    • Këshilli i shkollës
    • Këshilli i prindërve
    • Organogram
    • Kushtet në shkollë
  • Dokumente
  • Stafi
  • Kontakt

© 2026 SHFK "Hasan Prishtina"