Drejtoresha e shkollës, Esma Fazlija, së bashku me mentoret Luljeta Iseni Asipi dhe Marija T. Sertiq, ndanë mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në Garat Komunale dhe Rajonale të Biologjisë, të organizuara nga Shoqata e Biologëve të Maqedonisë.
Në një atmosferë vlerësimi dhe motivimi, u nderuan nxënësit për përkushtimin, angazhimin dhe rezultatet e tyre të arritura: Arsa Rexhepi, Berina Memeti, Erina Idrizi, Inara Demiri, Tuana Ademi, Diart Dika, Lina Ajeti, Eda Jakaj, Elza Emrullai, Emir Dervishi, Inara Aliu dhe Alina Sadikoviq.
Ky vlerësim është dëshmi e punës së palodhshme të nxënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të mësimdhënësve në rrugën drejt dijes dhe suksesit. Njëkohësisht, ai shërben si motiv shtesë që nxënësit të vazhdojnë të zhvillojnë dashurinë për shkencën, veçanërisht për biologjinë.
🌿 Nxënësve të kualifikuar për garat republikane u dëshirojmë shumë suksese në vazhdim! 🎓✨





